Policia e Tiranës bën të ditur se është lënë i lirë djali i 67- vjeçares e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që ajo vuante nga skleroza.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
