Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pse disa pacientëve u del tamponi negativ? Mjekja tek “Shefqet Ndroqi” tregon arsyen

16:15 / August 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kukes covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 200 pacientë janë të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 2/3 e tyre rezultojnë të dyshuar për covid, pasi tamponi rezulton negativ, ndërsa skaneri i mushkërive tregon vatra të theksuara pulmoni.

“Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi”, tha Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Por përse tamponi rezulton negativ dhe pamjet imazherike tregojnë për prezencë të virusit të covid?

“Virusi është vendosur thellë në rrugët e frymëmarrjes. Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme janë prekur. Është vendosur pneumonia”.

Covid po prek çdo moshë. Specialistët thonë se në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe afro gjysma e tyre shtrohen për shkak të komplikacioneve nga covid.

“Është një fluks shumë i madh i cili shkon 50-60 urgjenca në ditë dhe kemi një mesatare shtrimi 20 shtrime në ditë. Ka mosha të reja të cilat janë që nga mosha 18 vjeç deri në moshën 40 vjeç”.

Bluzat e bardha rekomandojnë që me shenjën e parë të dyshimtë qytetarët të konsultohen me mjekët e familjes për të filluar direkt medikamentet që mbrojnë mushkëritë, pasi në të kundërt gjendja mund të përkeqësohet ashtu siç ka ndodhur në shumicën e pacientëve të shtruar më pas në spital.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.