Kjo verë ka pasur mjaft projekte muzikore nga artistë të ndryshëm duke na dhënë një listë këngësh mjaft të pëlqyeshme nga rryma të ndryshme muzikore.
Tashmë kësaj liste do i shtohet edhe një tjetër projekt nga këngëtari mjaft i dashur për të gjithë Butrint Imeri.
Këngëtari ka lajmëruar ndjekësit e tij në rrjete sociale për këngën e re, të cilën e dashuron edhe vetë.
Projekti i ri është një remiks i këngës “Prita”, këngë e cila është e preferuara e Butrintit, siç ai tregon në një postim në InstaStory.
“Super remix i këngës PRITA. Kanga jem që e pëlqej mas shumti!”- shkruan ai.

