Një aksion i befasishëm nga forcat speciale RENEA është duke u zhvilluar këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit.
Sipas informacioneve paraprake, RENEA ka zhvilluar kontrolle në disa shtëpi. Aksioni vjen disa ditë pas vrasjeve të bujshme në këtë qytet.
Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj u vranë ditët e fundit në qytetin e Elbasanit. Ramazani u qëllua me armë zjarri ndërsa shoku i tij, Runaj, u masakrua me thikë pak ditë më pas.
Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë të arrestuarit e policisë për vrasjen e Runajt. Ata gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbikqyrjen e Ramazanit gjatë atentatit ndaj tij. Policia tha se vrasësit janë paguar, ndërsa po punohet për zbulimin e porositësve.
Ndërsa për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar babë e bir, Seit dhe Albert Manahasa. Në servisin në pronësi të tyre, policia gjeti armën e krimit.
