Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Furnizonin vendet e BE me kokainë’/ Kush janë tre shqiptarët e ekstraduar sot? I sillnin lekët në Shqipëri me çanta

19:10 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Florenc Mema 30 vjeç Demokrat Çizmja 27 vjeç dhe Luan Bodlli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Florenc Mema, 30 vjeç, Demokrat Çizmja, 27 vjeç dhe Luan Bodlli 41 vjeç janë tre nga shqiptarët e ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë ku pritet të vuajnë dënimin e marrë nga autoritet italiane. Këto tre persona janë të njohur në botën e trafikut të kokainës, ku  një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal të shqiptarëve që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së.

Po cila ishte skema që përdorte ky grup? 

Referuar shkrimeve në mediave të asaj kohe, kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Holandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup kriminal. 100 kile kokainë në vit dhe mijëra euro kesh të sjella në Shijak ishte aktiviteti i grupit kriminal goditur nën operacionin italo-shqiptar të koduar “Romano”.

Rezulton se kokaina e pastër ishte me mbishkrimin e linjës së parfumeve Hugo BOSS dhe shpërndahej në Holandë, Francë, Gjermani dhe Italinë e Veriut. Kokaina vinte nga Amerika Latine dhe pasi depozitohej në bazën e grupit të shqiptarëve në periferinë e Bergamos dhe disa qyteteve në Italinë e Veriut, ajo kalonte edhe në veriun e Europës. Paratë e grupit të fituara nga aktiviteti i narkotrafikut silleshin në Shqipëri në mënyrë ilegale me çanta dhe duke i fshehur në automjete.

Marrja e shumë apartamenteve në zonën e Bergamos me qira nga anëtarët e grupit, të cilët i përdornin si bazë, ka ndihmuar hetuesit të arrijnë në gjurmët e trafikantëve.

Ndërsa ndër logot e kokainës ishte dhe Hugo Boss, linja e parfumeve të shtrenjta, kokainë e cila përdorej për klientët VIP dhe shitej me çmim të lartë. Tre shqiptarët e arrestuar në Shijak kishin një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal dhe menaxhonin në Shqipëri fitimet e grupit kriminal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.