Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Anulohet vendimi për Llixhat e Dibrës: Nuk do të jepen me konçesion

12:48 / February 5, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Leja për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër është anuluar. Ky është vendimi i marrë nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë, në prefekturën e Shkodrës në mbledhjen e fundit të tij.

Në një vendim të tij në fillim të muajit dhjetor parashikohej që llixhat e Dibrës të jepeshin me koncesion, por kjo hasi në kundërshtim të madh. Përveç banorëve, edhe deputetët e Dibrës në Kuvend kanë kërkuar që Rama të garantonte publikisht dibranët se kjo nuk duhej të lejohej.

Një ditë më parë ishte vetë Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes, njëkohësisht dhe deputete e qarkut që ka paralajmëruar anulimin e vendimit.

“‘Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet. Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi është marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë’, tha Xhaçka një ditë më parë.

llixhat e Peshkopise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.