Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau hasmin dhe mori hakun e të vëllait, media britanike del kundër shqiptarit që ka hapur biznes në Londër

23:01 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Riza Vatoci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media britanike “Daily mail”, ka ngritur sërish një shqetësim për historinë e shqiptarit Riza Vatoci, i cili pavarësisht se ka kryer një vrasje, ka hapur biznes dhe jeton i lirë në Londër.

Përmes një artikulli të publikuar sot, “Daily Mail”, shkruan se pavarësisht se në janar të këtij viti, kohë kur Ministria e Brendshme e vendit premtoi se do ta shohë rastin e tij me kujdes, asnjë masë nuk është marrë ndaj Vatocit, dhe ai vijon të jetë i lirë.

“Riza Vatoci drejton një lavazh makinash në qytetin bregdetar të Bognor Regis, West Sussex, me gjithë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar që në janar se do të ndërmarrë ‘hapa të menjëhershëm’ për të revokuar pasaportën e tij britanike. Zyra e Brendshme premtoi të vepronte pasi burri u pa teksa shkonte në lavazhin e tij me një “Jaguar” të zi. Por javën e kaluar gazetarët britanikë kanë parë se ai punon ende aty. Gazetari i Dailymail, iu afrua 49-vjeçarit, i cili nuk pranoi të komentojë,”– shkruan ndër të tjera media britanike.

Më tej, artikulli vijon me përshkrimin e historisë së Vatocit, se si shqiptari mbërriti në tokën angleze.

Riza Vatoci u largua nga Shqipëria pasi u arrestua në 1996 për tentativë vrasjeje. Ai qëlloi hasmin e tij 6 herë me armë zjarri dhe e vrau atë, për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij. Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe iu dha azil, duke marrë shtetësinë britanike në vitin 2006.

Nga ky shkak, Vatoci besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai nisi dhe një gjyq dhe shprehej se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri, por ai humbi dhe u deportua në 2012.

Më pas, në rrethana të paqarta, Vatoci u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka ngritur një lavazh “Sussex Valeting”, në bashkëpronësi me gruan e tij, Gjyle Vata.

Në muajin Janar të këtij viti, media britanike shkroi një tjetër artikull, ku kërkonte llogari nga Ministria e Brendshme, pasi e shikonte Vatocit si një kërcënim për komunitetitn. Përmes një zëdhënësi, Ministria e bëri të qartë se do të ndërmerreshin masa, pasi një person i tillë, nuk mund ta mbajë nënshtetësinë britanike, por sipas Dailymail, ende nuk është bërë asgjë.

“Daily Mail” Riza Vatoci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kthesa e mandatit të katërt/ Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Rrjetin MIA, duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

16:04 / August 13, 2026

Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada

15:56 / August 13, 2026

Të shtëna me armë pas konfliktit në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14:45 / August 13, 2026

Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

13:48 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.