Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I riu nuk arrin në “Destinacion”, në pranga pasi po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm

11:07 / August 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klandestine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar i cili po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm drejt Kukësit për të kaluar kufirin, kundrejt një shume prej 150 eurosh secili.

Në sajë të operacionit të koduar “Destinacioni” i riu është ndaluar tek Mbikalimi i Rinasit bashkë me emigrantët që po transportonte.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.

Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, një automjet dhe 1 celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, lënda narkotike dhe 1 celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.