Policia rrugore ka kryer kontrolle në Pogradec dhe Korçë ku ka pezulluar 9 patenta, dhe janë vendosur 58 masa administrative. Gjobave nuk i kanë shpëtuar as pesë shtetas të huaj.
NJOFTIMI
Policia Rrugore vijon planin operacional “ROADPOL GUSHT 2020” për shtimin e kontrolleve në akset rrugore bregdetare dhe në akset kombëtare, në zonat urbane, interurbane dhe ato rurale.
Këto kontrolle sipas policisë kanë si qëllim kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve me dy rrota, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë.

Shërbimet e DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec vijojnë kontrollet në të gjitha akset rrugore.