Për shkak të gjendjes së rënduar në Kakavijë dy të moshuar janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Në Kakavijë situata vijon të mbetet kaotike, ku pritja dhe radha e gjatë ka shkuar deri në 20 kilometra.
Mijëra qytetarë kanë tre ditë të bllokuar, disa të tjerë me çanta në shpinë janë nisur në këmbë drejt Greqisë. Temperaturat shënojnë mbi 40 gradë celsius.
Qytetarët që kanë tre ditë që po presin, kanë nisur revoltën dhe kërkojnë të kalojnë në Greqi.
