Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për situatën e krijuar në Kakavijë, duke thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke.
MEPJ risjell në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.
REAGIMI I MEPJ
Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.
