Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkuar menjëherë në Kakavijë, ku situata sot ka qenë e tensionuar dhe radha e gjatë kilometrike e mjeteve të emigrantëve që duan të kthehen në vendet e tyre të punës.
“Gjendemi këtu në Kakavijë dhe po marrim masa që kjo radhë të shkurtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’ju vijmë në ndihmë qytetarëve. Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie. Orari i punës të zgjatet përtej orës 22.00”, tha Xhacka.
