Luana Vjollca dhe Jay Santos kanë publikuar këngën e tyre të shumëpritur, të titulluar “Locos”.
Kënga e re është super ritmike dhe Luana na ka nderuar me plot gojën si me pamjen, ashtu edhe me gjestin e saj duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.
Për më tepër, ajo këndon shqip në fillim të këngës dhe madje përmend emrin e Shqipërisë, duke na e bërë sigurisht zemrën mal!
