Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kishte lidhje me familjet mafioze siciliane, arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari nga Interpoli

16:19 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lg.php?bannerid=685&campaignid=542&zoneid=553&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Femri arrestohet ne vlore i shumekerkuari nga interpoli lidhja e tij me familjet mafioze siciliane detajet%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Është arrestuar në Vlorë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Kasem Piluri 57 vjeç, i dënuar me 10 vite burgim, i cili është pjesë e një grupi kriminal që furnizonin familjet mafioze siciliane me kanabisin nga Shqipëria.

Ky shtetas ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Një qershor të vitit 2017, Prokuroria për Krimet e Rënda në lidhje me hetimin e këtij grupi kriminal që dyshohet të ketë trafikuar sasi kanabisi nga Lugina e Vilunit drejt Italisë, Prokuroria kërkoi arrestimin e shtetasve Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Piluri dhe Altin Rramolli.

Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se në periudhën gjatë së cilës janë zhvilluar hetimet, janë marrë informacione të rëndësishme në lidhje me tri grupe kriminale që operonin në territore të ndryshme të Katanias në fushën e trafikut të narkotikëve, raporton Panorama. Bëhet fjalë për anëtarë të familjes Moraboito, që zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën e populluar të lagjes Picanello, familjes Nizza, e cila zhvillonte aktivitetin në lagjen Libriono dhe të familjes Saita, një prej të cilëve i njohur me nofkën “Skeleti”.

Anëtarë të këtyre familjeve furnizonin këto lagje me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, nga i njëjti furnitor.

Interpol Roma Kasem Piluri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autoriteti i Dosjeve hap debatin shkencor mbi mekanizmat e diktaturës…

21:37 / June 29, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, kush është Brian Syzo

13:50 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.