1 muaj më parë, këngëtarja e njohur, Olta Boka u bë nënë me një vajzë të cilën e quajtën Gaia. Gjatë këtyre javëve, Olta ka ndarë momente të ndryshme duke u kujdesur për të voglën e cila rritet çdo ditë e më shumë dhe sot mbush 1 muaj.
Këngëtarja ka ndarë në ‘Instastory’ tortën e këtij momenti të veçantë, në të cilën shkruhej: “1 muaj mjalt me ty Gaia”.

