Një mjet është djegur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Çërravë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se mjeti ka qenë në ecje në momentin që ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë prej tij.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
