Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia kontrolle me radar në Durrës, arrestohen 3 persona, pezullohen 51 leje drejtimi dhe gjobiten mbi 1 mijë shoferë

21:20 / August 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona janë arrestuar në Durrës pas kontrolleve gjatë 72 orëve të fundit me radar e drager nga Policia Rrugore.

Një prej tyre kishte përplasur me Benz për vdekje një të moshuar 71- vjeçar me mjet bujqësor në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë.

Ndërkohë janë pezulluar 51 leje drejtimi si dhe janë gjobitur 1034 shoferë për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës -“Vijon operacioni ROADPOL GUSHT 2020”

Kontrolle të shtuara gjatë fundjavës dhe gjatë gjithë ditës së sotme me radar e drager.

Arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore 4 drejtues mjetesh.

Shërbimet e Policisë Rrugore gjatë fundjavës dhe ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt.

Si rezultat i kontrolleve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.A., 24 vjeç, banues në Durrës dhe A.K., 40 vjeç, banues në Fshatin Bubq, Krujë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasit :

S.L., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin B.B., 41 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi K.M., 69 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

L.K., 37 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Janë pezulluar 51 Leje Drejtimi nga këto:

27 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit të konstatuara me dragera.

Janë ndëshkuar me masë administrative përgjatë 72 orëve 1034 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorim i celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, etje.

Polica Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

#MeShumeRregullMePak✍️

#MeShumeRregullMePak🚑

#JepKontributinTendEdheTi🚔

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.