Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E rëndë në Kavajë/ Nipi plagos me thikë gjyshin e tij, arrestohet

10:39 / August 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një konflikt në familje për pak sa nuk është kthyer në tragjedi, nëse policia nuk do të ishte njoftuar e të mbërrinte në kohë rekord.

Një 19-vjeçar pas grindjes me gyshin e tij e ka qëlluar me thikë këtë të fundit duke e plagosur.

Policia u lajmërua menjëherë për konfliktin dhe në momentin që efektivët mbërritën në shtëpi është larguar me shpejtësi duke u kapur disa orë më vonë.

NJOFTIMI I PLOTE

Kavajë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Vihet në pranga 19-vjeçari që plagosi me thikë gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje , ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kryeu plagosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.