Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ka publikuar disa momente më parë një video mjaft të ëmbël. Në video shihet një vogëlushe teksa puth portretin e Renatos. “Dashuri, shumë dashuri. Ju dua”, shkruan Mekolli krahas këtyre pamjeve. Edhe pse Renato njihet për karakterin e tij të fortë, me siguri ai është emocionuar shumë nga kjo video.
Renato ka bërë të ditur se shumë shpejt do të kthehet në ekranin e ‘Top Channel’ me sezonin e ri të ‘Hell’s Kitchen’, i cili pritet të rezervojë shumë surpriza.
