Policia ka arrestuar Stjuart Smakaj, një prej vëllezërve të dyshuar si autorë të vrasjes mbrëmjen e djeshme të Gledis Krajës.
Fale reagimit ne kohe te strukturave te DVP Shkoder, rrethimit te zones, kontrolleve te shumta te ushtruara ne bashkepunim me FNSH dhe presionit te ushtruar nga forcat e policise duke mbajtur ne rrethim zonen ku fshihej autori u be e mundur venia ne pranga e autorit te ngjarjes se mbremshme ku mbeti i plagosur me arme zjarri dhe me pas humbi jeten 23 vjeari G.K.
Ne vendngjarje policia ka sekuestruar 18 gezhoja te qitura nga kjo arme zjarri.

Njoftimi i policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku humbi jetën aksidentalisht nga përdorimi i armës së zjarrit shtetasi G. K., 23 vjeç.
Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K.
Vihet në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër
Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar .
Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.
Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
