Një 39 -vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një pallat në ndërtim në afërsi të zonës së Medresësë në kryeqytet. Mësohet se ai ishte punëtor në këtë pallat, teksa paraparkisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike .
