Banorët e fshatit Bajkaj të Delvinës janë përplasur me përfaqësues të firmës që do të hapë një gurore në këtë zonë.
Sot pretendohej të fillonte një dëgjesë me banorët, të cilët nga ana e tyre ka nënshkruar edhe një peticion ku kanë kërkuar që kjo gurore të mos hapet.
Kjo gurore mësohet se është planfiikuar të hapet në një ish-zonë ushtarake në qafën e Breshërit.
Protesta u zhvillua në vendin ku planifikohej të hapej gurorja, për të cilën banorët pretendojnë se ndot mjedisin dhe shkatërron natyrën.
