Lori Hoxha edhe përse është një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale për jetën luksoze që bën, sa i përket jetës private ka qenë gjithmonë shumë e rezervar. Që pas marrëdhënies me Vis Bajraktarin, nuk dihej çfarë ndodhte me jetën e saj sentimentale.
Ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, këtë të fundit Lori e ka sqaruar ditën e djeshme nëpërmjet pyetjeve të ndjekësve në InstaStory. Dikush e ka pyetur pse i dukej si ajo tezja single dhe shumë “ekstra”, që mbahet si personazhi VIP i fisit dhe ka 7 mace.
Lori i është përgjigjur që kjo është ekzaktësisht e vërteta, përveç pjesës së maceve të cilat nuk i ka aspak qejf. Pra, të gjitha përveç maceve, do të thotë që edhe single është.

