Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këto 5 mënyra ju largojnë ankthin e pandemisë

21:50 / August 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
u4 5 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Periudha e gjashtë muajve të fundit cilësohet si një nga më stresueset për njerëzit në të gjithë globin. Duke filluar që me karantinën e deri tek kufizimet e përditshme me të cilat haseni çdo ditë, mund të ndjeni edhe ankthin e vazhdueshëm mbi situatën.

Megjithëse është një ndjenjë e justifikueshme për këtë periudhë, ju mund të bëni diçka për ta mbajtur atë larg e për të ruajtur balancën tuaj mendore. Më poshtë ju sjellim pesë këshilla se si të përballeni shëndetshëm me ndjenjat tuaja të ankthit apo ataket e panikut që shkaktohen nga ai.

Hapi 1: Nevoja për socializim
Nëse ka diçka me të cilën shumica e njerëzve po lufton është pa dyshim himbja e socializimit normal në jetën e përdotëshme. Lidhjet sociale me njerëz të tjerë janë po aq të rëndësishme për njeriun sa kanë aftësi të përmirësjnë shëndetin mendor dhe të sjellin gëzim dhe qëllim në jetën tonë. Studimet kanë zbuluar se ky aktivitet i trurit gjithashtu ka një efekt fizik, lidhja e fortë sociale përmirëson sistemin tonë imunitar dhe mund të zgjasë jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, është treguar se mungesa e lidhjes sociale mund të jetë më e dëmshme për shëndetin sesa mbipesha, pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut. Duke thënë të gjitha këto ju mund ta kuptoni sa e rëndësishme është kjo hallkë për njeriun, ndaj pavarsisht distancave mos i shkëpusi lidhjet tuaja shoqërore. Mundohuni të komunikoni sa më shumë me miqtë e të afërmit me anë të teknologjisë.

Hapi 2: Bëni plane
Bëni plane dhe realizojini ato me patjetër. Organizoni diçka me personat brenda familjes, lini një orar për tu marrë me veten tuaj apo dilni një shëtitje nuk ka rëndësi. Edhe nëse ndiheni në ankth për të gjitha këto procese mundohuni të angazhoheni me diçka të re çdo ditë duke dalë nga shtëpia e duke qëndruar të sigurtë nën masat e caktuara.

Hapi 3: Jini vetja
Për disa njerëz socializimi i tepërt apo aktivitete të caktuara nuk përbëjnë stilin normal të jetesës ndaj ju fokusohuni sa më shumë tek vetja dhe mos u sforconi. Dilni nga shtëpia takoni njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë në ndonjë park për një kohë të shkurtër e pastaj kthehuni në normalitetin tuaj.

Hapi 4: Qetësohuni
Pas një dite takimesh apo shëtitjesh është shumë e rëndësishme të ktheheni në shtëpi e të gjeni sërish rehatinë tuaj. Merrni pak kohë për veten dhe bëni diçka që ju ndihmon të ktheheni në rutinën tuaj shtëpiake bëni një banjë, lexoni një libër, shikoni një shfaqje apo film që ju pëlqen apo gatuani një vakt të shijshëm. Mos planifikoni shumë ngjarje shoqërore në një hapësirë të shkurtër kohe, thjesht merreni ngadalë tani dhe lejojini vetes më shumë kohë dhe hapësirë.

Hapi 5: Kurat natyrale
Një nga mënyrat më të mira për tu përballur me ankthin janë kurat natyrale. Nuk po flasim për asgjë të ndërlikuar e të pamundur, por për konsumimin e ushqimeve të duhura. Mahnezi dhe vitamina B janë shumë të nevojshme gjatë kësaj kohe pasi ato ndihmojnë në largimin e stresit dhe shtojnë relaksin e qetësinë. Kështu konsumoni shumë rrush, fara kungulli, banane apo bajame për magnez. Ndërsa për të marrë vitaminë B pjesë e dietës tuaj të përditëshme duhet të jenë gruri, mishi, vezët e bulmeti./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.