Capital T sapo ka publikuar këngën e tij më të re, “Braziliana” dhe të fikson që me dëgjimin e parë.
Këngë ritmike, për një mbyllje perfekte dhe spektakolare të verës, të cilënn Kapo e nisi me bashkëpunimin e Ledri Vulën, me këngën DMP.
Në fakt ky projekt erdhi si një surprizë për publikun e vetëm disa ditë më parë, Capital T publikoi një foto i rrethuar nga disa vajza, duke na paralajmëruar për hitin e radhës.
Kënga tashmë gjendet në You Tube dhe është tejet ritmike, me nota e ngjyra tipike verore.
Këngëtari i këndon një bukurosheje (që ngjan si braziliane) dhe i ka marrë mendjen e zemrën.
