Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj gjatë kësaj vere, jo vetëm me projekte muzikore por dhe në rrjetet sociale.
Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video të disa viteve më parë në “Instastory”. Gjithashtu këngëtarja i bëri edhe një dedikim mikut të saj, stilistit të njohur Valdrin Sahiti.
“Po marr frymë…nën ujë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. Nuk e dimë nëse ky rikthim i saj në rrjetet sociale përkon edhe me rikthimin në muzikë, por diçka e themi me siguri: fansave u ka munguar shumë.
Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.
