Të gjitha mediat botërore po “ziejnë” se Ronaldo mund t’i ketë propozuar partneres së tij Georgina për martesë.
“Po”, shkroi Georgina në faqen e saj shoqëruar me figurën e një trëndafili. Ndërsa futbollisti 35-vjeçar shkroi përkrah fotos: “Dashuria ime”. Në imazhin e publikuar ata shfaqeshin të dy lumtur përkrah njëri-tjetrit, Rodriguez veshur me një fustan të kuq, ndërsa Ronaldo me një këmishë.
Pikërisht ky pohim të bën të mendosh që një propozim që pritej prej kohësh mund të ketë arritur tek bukuroshja dhe ajo padyshim nuk kishte si t’i thoshte jo super yllit të futbollit

