Një deputet i Holandës, krahu i djathtë i krye-radikalit Geert Wilders dhe që më parë kishte quajtur fenë islame ‘sëmundje’ njoftoi sot se është bërë musliman. Joram van Klaveren tronditi sot mbështetësit e tij me njoftimin edhe pse më parë kishte thënë se Islami është ‘sëmundja më e madhe që kishte dogitur vendin në 100 vitet e fundit. Gjatë aktivizmit të tij për partinë e Wilders nga 2010 deri në 2017 Van Klaveren kreu një betejë të ashpër kundër fesë islame duke kërkuar ndalimin e vellove të fytyrës dhe minareve të xhamive.
Por 40-vjeçari tha se kishte ndërruar mendje gjatë shkrimit të një libri kundër islamit teksa kuptoi se kishte shumë më të përbashkëta me fenë sesa mendonte më parë. Van Klaveren tha: “Shikoja librin e Biblës në raft ndërsa në tryezë kisha librat për profetin Muhamed. Në vitet më parë isha shumë armiqësor ndaj Islamit dhe kur vjen momenti që kupton se ke gabuar, kjo nuk është diçka e bukur. Duke kërkuar për Zotin ndjeva jnë siklet, që më pas u zhduk gradualisht, unë po gjeja vendin tim nga ana fetare”.
Van Klaveren është rritur në një familje kristiane protestante dhe tha se i vinte keq që kishte kontribuar në formimin e një imazhi të gabuar për fenë islame. “Kjo ishte politika e Partisë së Lirisë, çdo gjë që ishte e gabuar duhet të lidhej në një mënyrë ose në një tjetër me fenë islame”, thatë ai duke shtuar se gruaja e tij e prante konvertimin dhe nuk kishte ndërmend të detyronte anëtarë të tjerë të familjes ta bënin. “Nuk do të imponoja kurrë as Kristianizmin as islamizmin”, tha ai.
