Projekti i tyre muzikor “PP” pati mjaft sukses, dhe flasim për Kida dhe Mozzik. Dyshja duket se janë bërë të pandarë ndërkohë që më herët kanë qenë bashkë pjesë e labelit “ON Records”, por ndërkohë ata njihen që në fëmijëri.
Pas suksesit të PP, artistët na zbuluan se kanë realizuar edhe një bashkëpunim të titulluar “Kërkun” që erdhi si pjesë e albumit Mozzart, duke u renditur si një nga këngët më të klikuara të albumit deri tani.
Shumë shpejt Kida pritet të sjellë këngën e saj të re “Edhe sa”.
