Ndonëse është në javët e fundit të shtatzënisë Gigi Hadid ka qenë tejet hermetike, duke mos ndarë asnjë foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale…deri sot.
Modelja e njohur ka ndarë në Instagram disa super foto duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, teksa ka shkruar “Një ëngjëll po rritet!”
Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë komentuar shumë nga fansat. Këtyre fotove nuk u ka rezi stuar as kunata e modeles, shqiptarja jonë Dua Lipa, e cila ka postuar një foto të Gigit në Instastory, duke shkruar “Mami e ardhshme më e bukur në botë”.

