Ka qenë mjaft aktiv këtë verë në tregun muzikor duke sjellë hite si “Adrenalina”, “All Dem Talk”, “Digital Love”, “Party turn up” dhe e fundit fare bashkëpunimi me S4MM, “Puerto Rico” të cilat kanë qenë një sukses i vërtetë dhe janë mjaft projekte për një sezon.
Por duket se surprizat nga reperi Noizy nuk kanë mbaruar, teksa ka bërë një ditë ma parë një duet me artistët ndërkombëtar Dappy dhe Ay Em, të titulluar “Expensive Touch”.
Nëpërmjet një postimi, Noizy ka konfirmuar se do rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe e ka nisur karrierën e ku sipas asaj që shkruan do e mbyllë.
Ai kërkon sa më shumë mbështetje nga fansat në mënyrë që të depërtojë në playlistat britanike.
“EXPENSIVE TOUCH OUT NOW. Link in my bio..
Ju dua ti beni sa me shume replay kesaj kenge pasi vetem nga ju mund të shkojm në Uk lists & Awards. Në Uk 🇬🇧 nisi gjithcka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll do e shkatrrojm vendin siç e Kena zakon. Fansat Ma të flakt në bote koha tu kallxojme sa eshte ora. Share and support the movement ❤️ OTR 4 Lyf”, shkruan reperi.
