Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj është rikthyer në vendlindje për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo u kërkon bashkëatdhetarëve të saj të votojnë Listën Shqiptare.
“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që Emina bëri ditën e djeshme në Instagram.
Ndërkohë, së fundmi ja ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe tjera, duke treguar momentet e këndshme që po shijon në Malësi të Madhe.

