Kemi kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga jeta private e Shpat Kasapit, ndërsa sot në media ka filluar të flitet për lidhjen e tij me një vazjë të panjohur nga publiku.
Më herët ditën e sotme, Prive.al publikoi disa foto të çiftit në një nga baret e Shkupit, teksa persona të afërt kanë rrëfyer se ata tashmë nuk fshihen më.
Madje edhe në bar kanë shkuar e kanë ikur dorë-për-dore, duke mos e fshehur afërsinë mes tyre.
Së fundmi, po e njëjta media raporton se Shpati ka më shumë se një vit i lidhur.
Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin dhe njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni.



