Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artiti si Fifi ka folur së fundmi hapur për jetën e saj personale. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se prej shumë kohësh është një person në zemrën e saj. “Kam kohë që jam e dashuruar”, u është përgjigjur ajo fansave.
Por nërkohë më herët në një tjetër përgjigje thotë që as vetë se di nëse është ose jo në një lidhje.

Megjithatë, këngëtarja ka vendosur që të mos ia tregojë emrin derisa djali që i ka rrëmbyer zemrën t’i vendosë unazën në gisht.
“Derisa të kem unazën në gisht, jo,”, është shprehur Fifi në një mini-intervistë që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram. Kjo nënkupton se këngëtarja mund të jetë në një fazë ribashkimi me djalin që dashuron, pasi më parë është shprehur se “dashuria e saj është e pamundur”. Dyshohet se djali që i ka rrëmbyer zemrën është Xhuljo Tabaku, një i ri që jeton në Gjermani.


