Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

A kishin ndonjë shans shpëtimi Sala dhe piloti i tij? Eksperti sqaron gjithçka

11:30 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avioni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me avionin në pikiatë, Emiliano Sala dhe piloti i tij nuk kishin asnjë shans shpëtimi. Të dielën, më 3 shkurt, ekipet kërkimore arritën të gjejnë rrënojat e avionit në fund të detit në Kanalin mes Francës dhe Anglisë.

Hetuesit tani do të duhet të përcaktojnë shkakun e rrëzimit të avionit, që ndodhi mbrëmjen e 21 janarit. I intervistuar nga L’Equipe, Xavier Tytelman, një ekspert i aeronautikës i trajnuar për kërkim-shpëtim në det, beson se ish lojtari i Nantes dhe piloti “nuk kishin shans të iknin sepse avioni u përplas me sipërfaqen e detit me 150 km/h.”

Ky specialist i aviacionit detar mendon se: “Përplasja ishte e dhunshme sepse ne gjetëm jastëkë që lundronim shumë larg nga rrënojat e avionit. Dhe kur gjejmë elemente të brendshëm, është provë se përplasja ishte e fortë”.

Më 28 janar, dy ulëse të avionit u gjetën nga një këmbësor në një plazh në brigjet e një ishulli. Nëse piloti i Piper PA-46 Malibu arriti të ulë avionin në ujë me urgjencë atë natë, Xavier Tytelman beson përsëri se shanset për mbijetesë të Emiliano Sala dhe David Ibbotson ishte zero për shkak të temperaturës aktuale në ujërat e Kanalit: “Për mua, deri në momentin e fillimit të hulumtimit nuk kishte asnjë shans për të gjetur të gjallë pilotin dhe pasagjerin e tij”. Ky lloj aeroplani mbytet në vetëm një minutë.

Një operacion nënujor për të gjetur trupin.

Pas zbulimit të rrënojave të avionit, Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) shkoi në vend dhe zbuloi trupin e njërit prej dy personave në bord të avionit, në kabinën e avionit, pa qenë në gjendje të identifikonte deri tani. Më 5 shkurt, AAIB njoftoi se do të nisë një operacion nënujor për të nxjerrë trupin. Sipas deklaratës, teknikët e këtij operacioni do të studiojnë fizibilitetin e shkuarjes deri në sipërfaqen e rrënojave të avionit.

avioni eksperti ra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026

“Qeveria të monitorojë dezinformimin”, eksperti nga SHBA: Irani përdor video AI me Lego për të sjellë trazira në Shqipëri

21:19 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.