Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Në Angli të sigurt, i zbulojnë ekipin e ri Eden Hazard

15:23 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ardhmja e Eden Hazard do të jetë larg Chelsea-s. Ai do të jetë një lojtar i Real Madridit në qershor. Kjo gjë konfirmohet nga burimet e “Daily Telegraph”. Kampioni belg, më parë dha një intervistë për radion franceze RMC, në një dokumentar të bërë për karrierën e tij. Në atë rast, ai përsëriti: “E di se çfarë do të bëj, e kam marrë vendimin tim”.

Ndërkohë, blutë e Londrës shpresojnë për një qëndrim të mundshëm të tij, ndaj po bëjnë çmos ta bindin që të qëndrojë te Chelsea. Klubi anglez i ka propozuar një rinovim të majmë financiar: mbi 300 mijë sterlina në javë. Aktualisht, megjithatë, nuk ka zyrtarizim të vendimit nga ana e lojtarit, i cili pret që “Los Blancos” të konfirmojnë interesin e tyre te klubi aktual.

Real Madridi ka një plan, teksa do të përdorë Kovacic, i huazuar në verë te Chelsea, si “një gur shahu” për të ulur pretendimet e klubit nga Londra, i cili e vlerëson Hazard rreth 112 milionë euro. Trajneri Maurizio Sarri përsëriti së fundi se i duhet dhënë një rrugëzgjidhje kësaj çështjeje: “Edeni është 28 vjeç. Nëse dëshiron të largohet, mendoj se duhet të shkojë. Natyrisht, shpresoj të kundërtën. Unë shpresoj se ai dëshiron të qëndrojë këtu. Për momentin ka potencialin që të jetë lojtari më i mirë në Europë”.

Në rast të largimit të Hazardit te “Los Blancos”, Chelsea mund të shikojë në shtëpi për të gjetur zëvendësuesin. Londinezët, në fakt, tashmë e kanë një marrëveshje me Christian Pulisic të Borussia Dortmund, i cili duhet të kalojë në Londër në verë. Megjithatë, zgjedhje e parë shihet ende Philippe Coutinho, i cili nuk po ndihet mirë te Barcelona.

angli ekip
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.