Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Keni frikë nga ilaçet? Si mund të zgjidhet farmakofobia

09:20 / September 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frika ndaj sëmundjeve është e njohur tashmë dhe në formën e saj më ekstreme dhe patologjike, hipokondri. Por ekziston dhe rasti i kundërt: farmakofobia, apo pamundësia për të marrë ilaçe.

Koha jonë përshkohet nga ilaçet dhe qasjet e ndryshme ndaj tyre. Ka nga ata që kanë gjithmonë antibiotikë në shtëpi (me rrezikun se mund të skadojnë) apo dhe nga ata që insistojnë deri në minutën e fundit që të mos i marrin ato.

Ka nga ata që do të kuronin çdo sëmundje me bimët dhe homeopati dhe që zhvillon dhe favorizon rezistencën ndaj antibiotikëve.

Në formën ekstreme e thamë që është hipokondria, por farmakofobia është për ata që kanë frikë të marrin çdo lloj ilaçi.

KARAKTERISTIKAT E FARMAKOFOBISË

Ilaçi është mjaft i fuqishëm që dhe në një nivel kulturor përmbledh kuptime të shumta: një mënyrë për kurim, por edhe një shpresë dhe për disa merr dhe nuanca magjike, qoftë pozitive apo negative.

Si patologji hyn tek shqetësimet fobike: prania e stimulit (në këtë rast ilaçi) prodhon një përgjigje ankthi të ekzagjeruar dhe të pakontrolluar; me kalimin e kohës ekziston një tendencë për të shmangur situatat ku ilaçet janë të pranishme apo të shfaqet ankth i parakohshëm thjesht me idenë se do të duhet të merrni ilaçe.

Sigurisht që farmakofobia ka pasoja të një fushe të gjerë, pasi nuk është vetëm rreziku të mbetesh në kurthin e shqetësimit fobik, por edhe pasojat e një mungese të marrjes së ilaçeve të nevojshme për shëndetin tënd.

FARMAKOFOBIA DHE PSIKOTERAPIA

Specialistët e psikologjisë klinike thonë se është interesante lidhja mes farmakofobisë dhe psikoterapisë. Shfaqja e saj nuk duhet të mbetet pa kujdes, por ndihmon specialistin në pyetjen e tij.

Farmakofobia mund të tregojë një mungesë besueshmërie ndaj terapeutit dhe udhëzimeve të tij: pacienti qorton specialistin pasi nuk ka qenë në gjendje të bëjë atë që ka premtuar, pra ta kurojë me fjalë.

Farmakofobia në këtë kuptim afrohet me një tjetër fenoment që njihet si farmakorezistenca, ku përfshin faktorët psikologjikë dhe marrëdhënien. /MeMjekun.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.