Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projekti “Air Albania” po lihet në harresë, avionët nuk janë më

16:39 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
air
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plani për ndërtimin e kompanisë kombëtare të fluturimit “Air Albania” vishet me dyshime. “CH Aviation”, një portal zvicerian i specializuar për zhvillimet në industrinë e Aviacionit, shkruan se projekti “Air Albania” është lënë në harresë, ndërkohë që avionët e siguruar nga “Turkish Airlines” janë rikthyer në Turqi.

Ideja për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u njoftua për herë të parë në korrik të vitit 2017, si një nismë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan. Nisma u zyrtarizua një vit më vonë.

Në qershor të vitit 2018 u krijua kompania “Air Albania” me 3 aksionerë: “Turkish Airlines”, “MDN Investment” dhe “Albcontrol”. Menjëherë pas krijimit, shefi i qeverisë shqiptare dha edhe afate konkrete se kur shqiptarët do të udhëtonin me kompaninë e tyre ajrore.

Belinda Balluku, ministrja aktuale e Infrastrukturës, në atë kohë drejtoreshë e “Albcontrol”-it, premtoi se më në fund shqiptarët do të shpëtonin nga çmimet e kripura të biletave që paguajnë aktualisht.

Por, plani i qeverisë rezultoi optimist, të paktën sa u përket afateve. Zyrtarisht, autoritetet shqiptare thonë se kompania është ende në proces për të marrë lejet e nevojshme nga organizmat ndërkombëtarë dhe se projekti po ecën sipas planit. Por, zërat skeptikë mbi fatin e kompanisë janë shtuar ndjeshëm, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë saj.

air Albania avione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.