Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohet me shokun”, Rama porosi drejtuesve të shkollave

13:23 / September 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama shkolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës së tij në Vlorë kryeministri Edi Rama ka inspektuar edhe rikonstruksionin e një shkolle duke dhënë dhe porosi për drejtuesit e këtyre institucioneve për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Rama thotë se është e vështirë që fëmijët të kuptojnë masat e reja, por këto nuk bëhen me rreshtore e britma por me shpjegim, duke sjellë në vëmendje dhe djalin e tij Zaho, i cili këtë vit shkon në klasë të parë.

Dritan Leli: Godina ka sistem ngrohje dhe ftohje, hapësirë sportive. Ky është një investim 50% nga bashkia e Vlorës, dhe 50% nga Ministria e Arsimit. Kjo është ndër shkollat më të mira sa i takon standardit në Vlorë.

Rama: Shkolla është super, fantastike. Ishte në gjendje të tmerrshme eh?!
Leli: Po. Ka qenë ekzistuese.

Rama:
Ky vit shkollor ka sfida. Na është dashur që të marrim këtë vendim të vështirë. Sa e kemi ndjekur, të gjithë shtetet po e marrin. Është vendim i vështirë, pasi edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Midis te dyjave, ne kemi bere këtë zgjedhje. Rolin e posaçëm e keni ju në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohet me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026

U prit me protestë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia, por ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë

13:06 / November 12, 2026

“Samiti i NATO do mbahet në Shqipëri”, Rama: Ndoshta jo në 2027, por do të mbahet në Tiranë

12:59 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.