Më 30 qershor, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendore për katër vitet e ardhshme. Partitë politike, që janë regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhor, depozitojnë kandidatët e tyre për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
Por ndonëse Kodi Zgjedhor përcakton që fushata fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve, në realitet ajo nis shumë kohë më parë duke angazhuar jo vetëm burime të shumta njerëzore, por njëkohësisht edhe fonde.
Sikurse edhe raportet ndërkombëtare kanë evidentuar, përdorimi i automjeteve dhe I karburantit të institucioneve shtetërore është vendosur në shërbim të titullarit sa herë që ka pasur zgjedhje.
Tirananews.al bëri një vëzhgim këto ditë në Agjencinë e Prokurimit Publik ku rezulton se kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka hapur tenderin për të blerë një sasi tepër të konsiderueshme karburanti për mjetet.
Të ndarë në dy lote, Bashkia e Shkodrës kërkon që të blejë 23. 5 milionë lekë të rinj karburant, ndërkohë që kjo sasi sipas kërkesave, do të jetë për gjithë vitin, pra deri në 31 dhjetor 2019.
Është e pashpjegueshme se si kur kanë mbetur edhe më pak se 4 muaj në detyrë, kryebashkiakja e Shkodrës vendos që të blerë një sasi të konsiderueshme lënde djegëse për karburantet, që koinçidon me fillimin e fushatës zgjedhore. Voltana Ademi përflitet për një rikandidim të mundshëm për Bashkinë e Shkodrës./Tirananews/

