Për shumë vite pikat e basteve kishin mbirë si kërpudha në çdo pallat në kryeqytet, duke shkatërruar jo vetëm ekonominë , por në jo pak raste duke hapur edhe plagë të thella sociale. Por prej 1 janarit të gjitha pikat e bastit në gjithë vendin janë mbyllur, ndërkohë që qeveria për të nxitur biznesin e vogël ka zeruar taksën për bizneset me xhiro nën 5 mln lekë. Kryetarja për PS për Tiranën Blerina Gjylameti ka inspektuar disa prej pikave që më parë shërbenin si pika basti e që tashmë kanë ndryshuar destinacion duke punësuar edhe shumë familje. “Fundi i marrëzisë pas 1 Janarit tanimë një premtim i mbajtur për familjet shqiptare. Sot nga #Njësia6 bashkë me ekipin u ndalëm pranë një biznesi të sapo inauguruar. Nga një ish pikë bastesh, që i zhvaste familjeve të ardhurat, ambienti ishte kthyer në një furrë buke. Nga heqja e taksës për bizneset me xhiro nën 5 mln lekë duhet theksuar dhe një arritje tjetër që vjen pas 1 Janarit, ulja e tatim-fitimit në 5% për bizneset me xhiro nga 5 deri në 8 mln lekë. Dje i zhvasnin të ardhurat për bukën, ndërsa sot ia servirin”, shkruan deputetja Blerina Gjylameti. / tirananews.al
Postime te ngjashme
Add A Comment
