Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çfarë e irritoi presidentin? Meta shpërndan videon Grida Dumës dhe bën deklaratën e fortë: MJAFT…!

17:15 / September 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja Elisa Spiropali, e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si nga 3 përfaqësuesit e PS-së për të kryesuar fushatën e qarkut të Tiranës, u ndal sot në Kavajë, qytet i njohur në fillimet e demokracisë dhe deri vonë, si bastion i së djathtës.

Madje Kavaja njihet edhe si zona ku kandidonte ish-kryeministri Sali Berisha.

Pikërisht aty ishte sot Elisa Spiropali, e cila tha se mblodhi “Asamblenë Socialiste të Kavajës, për të vijuar organizimin kapilar deri në fitoren e 25 Prillit”.

Ajo fitoren e bazoi tek ndryshimi, sipas saj, mes partisë që ajo përfaqëson dhe kundërshtarit, ku edhe lëshoi akuza ndaj Berishës.

“Kavajsit më mirë se kushdo e dinë ndryshimin mes nesh dhe opozitarëve tanë zulmë-mëdhenj e punë-pak. Nga Saliu i Parë (I) e të gjithë me radhë, Kavajën e përdorin si slogan dhe e tundin si flamur. Në fakt e lanë pas një bastion të keqpërdorur, të painvestuar, të pazhvilluar”.

“Për ne Kavaja është një bashki me potencial të jashtëzakonshëm. Qeveria dhe bashkia Kavajë, kanë investuar fuqishëm për t’i ndryshuar faqen. Siç e meriton qytetaria dhe njerëzit e kësaj zone të begatë”.

“Ne jemi bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira”, tha Spiropali, duke kujtuar vëmendjen ndaj të dëmtuarve nga tërmeti.

“Investimet e qeverisë dhe bashkisë nuk do të ndalin për të tjera punë transformuese në Kavajë, ashtu siç ky vend i meriton dhe i ka pritur për kaq vjet, që nga koha kur shëtisnin këtej anëve punëhiçët që u ndëshkuan me votë  dhe do të ndëshkohen sërish”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.