Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi sot Bashkimin Europian ta vendosë krizën e migrimit në qendër të shqetësimeve të tij, pas zjarrit në kampin e migrantëve Moria në Greqi.
“Europa duhet të kalojë nga fjalët e solidaritetit në një politikë të akteve të solidaritetit”, deklaroi ai në një samit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Europës Jugore, në Korsikë.
Mitsotakis këmbënguli se BE-ja duhet ta vendosë krizën e migracionit në zemër të diskutimeve të saj dhe të tregohet shumë më konkrete.