Gala Aliaj ka fituar edicionin e The Voice Kids në Belgjike. 15-vjeçarja ka mahnitur jurinë dhe publikun me dy performancat e saj.
Ajo u ngjit në këngë dhe interpretoi këngët ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ të Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ të Adele.
“E pavërtetë, nuk mund ta besoj këtë. Unë fitova,”- shkroi Gala Aliaj në një postim në rrjetet sociale, ku postoi foto krah babai të saj, i cili ishte në skenë në momentin që u shpall emri i 15-vjeçares si fituese.
Ky është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm për Galan dhe pikënisja e një karrierë të gjatë në muzikë.
Ja dy performancat e saj në skenën e ‘The Voice Kids’, mbrëmjen e djeshme: