Rasti i ngjarjes së rëndë në Kavajë, që tronditi opinionin publik është kthyer në objekt debati në sallën e Kuvendit mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish kryeministrit Sali Berisha.
Ish kreu i PD-së tha se policia reagoi pas publikimit të rastit në rrjetet sociale duke e akuzuar Lleshajn si puçist. Edhe sot tha Berisha policia ka ndërhyrë në universitetin Filologjik.
Por Lleshaj duke përmendur se “duart i ka të bardha” dhe jo të “lara me gjak”, tha se policia ka reaguar në momentin zero për rastin e Kavajës, dhe se të rinjtë ishin arrestuar para se Berisha të publikonte statusin ku bëri ngjarjen publike.
