Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ylli Merja: Ja bima që ka vitaminë C me shumicë…

12:02 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli merja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një frut i vockël ka fuqinë të mundë viruset duke na përmirësuar imunitetin. Në një reportazh për “Vila 24” në “News24” specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka folur nga një zonë në afërsi të malit të Dajtit për vlerat e trëndafilit të egër.

Në bashkëbisedim me moderatoren Androniki Kolka, Merja e cilëson trëndafilin e egër si një depozitë të vitaminës C. Duke treguar konkretisht para kameras si realizohet një pije freskuese me këtë bimë, thotë se duhet bërë kujdes në përzgjedhjen e kokrrave që duhet të jenë të kuqe deri në ngjyrë vishnje, po jo të zeza pasi ato nuk kanë vlerat e dëshiruara. Për pijen freskuese nevojiten disa kokrra trëndafil i egër, boronicë, mollë e egër dhe dëllinjë e zezë, shtohet ujë e mjaltë e lihet për pak ditë, duke marrë më pas pak nga pak ujë e duke e zëvendësuar me ujë të pastër.

Natyra duket se nuk është kursyer, mjaft të dimë se çfarë kërkojmë. Bashkë me pijen freskuese, Merja befason kur propozon të bëjmë verë me kokrrat e trendafilit të egër. Ai thotë se sekreti për të marrë një pije sa më cilësore, është sasia e madhe e kokrrave dhe mjalti. Merja sqaron procedurën duke shtuar se pa u hapur, kjo verë jeton deri në 1 vit. Ndërsa flet për këte bimë, ai vlerëson edhe përdorimin e farave. Sipas tij, farat rregullojnë kolesterolin e lartë në gjak, mbrojnë zemrën, ruajnë mukozën e stomakut si edhe paretet e mëlçisë.

Me to realizohet vaji i farave të trëndafilit të egër i cili largon njollat kafe të pleqërisë, përdoret për trajtimin e melanomave, ushqen lëkurën dhe heq rrudhat falë vitaminës E që përmban. Merja kërkon të tregohet kujdes në procesin e tharjes në hije, duke ruajtur kështu lagështirën që të kemi kokrra trendafili sa më të efektshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.