Chiara Ferragni, ka marrë një çmim prestigjioz në Venecia. Një influencuese, me 21 milionë ndjekës në instagram, e pasionuar pas modës dhe udhëtimeve, shprehet se nuk do asnjë vend tjetër, më shumë se sa Italia e saj. Dhe për këtë është vlerësuar nga Venecia me çmimin Luani i Artë.

“Siç e dini unë jam një mbështetëse e madhe e Italisë dhe thesareve të saj të fshehura, dhe kjo është arsyeja pse në këto ditë jam në Venecia, për t’ju treguar disa nga vendet më magjike.
Për këtë arsye dhe për angazhimin tim si qytetare e këtij vendi, në promovimin e Italisë gjatë këtyre kohërave të vështira, sot kam marrë çmimin “Leone d’Oro”, i cili është çmimi më prestigjioz që mund të marrë dikush qytetin e Venecias. Ky është vetëm fillimi dhe qëllimi im është të bëj më shumë çdo ditë, për vendin tim dhe njerëzit e mi”, shprehet Ferragni.
Ajo këtë vit, zgjodhi që pushimet t’i kalonte të gjitha në Itali.

Së bashku me partnerin e saj, Fedez, pas karantinës, ata kanë shpërndarë ushqime, te rreth 4 mijë familje, në ditët më të vështira të Italisë, gjatë pandemisë.



