Pini ujë dhe lëngje
Pirja e ujit dhe lëngjeve të tjera është e rëndësishme kur keni grip. Uji ndihmon që të hiqni qafe mukozën e grumbulluar dhe gëlbazën. Diarreja dhe ethet (simptoma të zakonshme të gripit) shkaktojnë gjithashtu dehidratim.
Cfarë të pini ekzaktësisht:
– ujë
– ujë kokosi
– çarja bimorë
– lëngje frutash
– lëng me perime
Bëni pushim
Është me rëndësi që të pushoni dhe të flini shumë gjumë kur jeni me grip. Gjumi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe kjo ndihmon trupin të luftojë virusin. Jepini gjumit përparësi.
Konsumoni supë pule/perimesh
Supa e lëngut të pulës ose perimeve është një mënyrë e mirë për t’ju ndihmuar që të qëndroni të hidratuar. Ajo ndihmon gjithashtu për të zhbllokuar hundët e bllokuara si edhe parandalon sinuset.
Supa e lëngut të pulës është e pasur me proteina dhe minerale, si natriumi dhe kaliumi.
Merrni mjaftueshëm zink
Zinku është mineral i rëndësishëm për sistemin imunitar sepse ndihmon trupin që të prodhojë qeliza të bardha të gjakut, të cilat luftojnë mikrobet. Hulumtimet tregojnë se zinku mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe gripit.
Ju mund ta merrni në farmaci si tabletë, por sigurisht që duhet të keni një dietë të përditshme të pasur me zink, si:
– mish
– thjerrëza
– fasule
– arra
– fara
– vezë
Bëni gargarë me ujë me kripë
Uji me kripë mund të qetësojë fytin. Ai ndihmon në pastrimin e mukozës. Mjafton të zjeni pak ujë dhe lëreni të ftohet derisa të arrijë temperaturën e dhomës. Hidhni ½ lugë me kripë.
Pini çarja bimorë
Çajrat bimorë kavë veti antibakteriale dhe luftojnë viruset. Çajrat që këshillohet:
– çaj jeshil ose i zi
– çaj menteje
– çaj me limon
Po kështu, mund t’u shtoni çarjave:
– mjaltë
– karafil
– shafran
Tregoni kujdes për lagështirën e ajrit
Virusi i gripit “mbijeton” më gjatë në ajër të thatë, gjë që mund të ndikojë që të përhapet më lehtë. Ajri i brendshëm i dhomave mund të thahet nga përdorimi i pajisjeve ngrohëse. Kështu këshillohet përdorimi i pajisjeve që reduktojnë tharjen e ajrit.
Thithni avull
Të marrësh frymë sipër një tenxhereje me ujë të ngrohtë mund të ndihmojë në zbutjen e sinuseve, hundëve, fytit dhe mushkërive.
Konsumoni ushqime të lehta
Nëse keni grip, stomaku nuk do të jetë në anën tuaj. Ndaj konsumoni ushqime si:
– banane, mollë
– tost
– drithëra
– patate të ziera
– mish pule
– supë me lakër
Produktet që duhet të shmangni:
– qumësht
– kafeinë
– djathë
– mish i kuq
– ushqime pikante
– ushqime të skuqura
– alkool