Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Besnik Baraj/ Cili është problemi më i rëndë qe ka shoqëria Shqiptare në këto 30 vjet?

14:09 / September 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumkush mund të shtrojë pyetjen, Cili është problemi më i rëndë qe ka shoqëria Shqiptare në këto 30 vjet?

Është guxim i madh të japësh një përgjigje, e ca më tepër nga unë që nuk kam shkollim në shkencat sociale. Sot, rëndom në biseda, rrjete sociale, media jepen vlerësime për të gjithë spektrin social e politik shqiptar, si atë arsimor, shëndetësi, politik (Parlament, Qeveri), drejtësi, biznes, etj, ku dëgjon me shumicë mendime si “ Janë të korruptuar politikanët, prokurorët e gjykatësit, mjekët, mësuesit e profesorët, biznesi vizatohet si i pangopur….” . Kokat tona janë të mbushura vetëm me propagandë negative, sikur këtu ka vetëm vrasës dhe të korruptuar në të gjitha fushat.

A është shoqëria shqiptare realisht kështu? A ka probleme e dukuri të ngjashme në vendet e BE dhe SHBA?

Sigurisht që ka, por në dallim nga ne, vlerësimet që bëhen nga opinionistët, media dhe publiku janë të ndryshme. Ata, krahas kritikave, stigmatizojnë dukshëm modele të shumtë pozitive, që inspirojnë shoqërinë dhe rininë në veçanti.
Në Brasil dominonte një thënie “Pensamento positive” (mendim pozitiv), kjo ndihmonte në gjendjen mendore e shpirtërore të individëve.

A ka shëmbuj pozitiv në Shqipëri, modele fantastike patriotizmi, përkushtimi, profesionailiteti e ndershmërie në fushat që përmenda më sipër?

Unë e them me plot gojën Po. Kemi Juristë, mësues, mjekë, biznesmenë, por edhe njerëz që janë përfshirë në politike, vërtët të shkëlqyer, me integritet e të ndershëm. Nuk po futem në të gjithë sektorët: A nuk është shembull shumë pozitiv i patriotizmit e profesionalitetit Kolonel Myslim Pashaj? A nuk janë të tillë një sërë mjekësh në periudhën e pandemisë si Dr. Kalo, Dr. Harxhi, Dr. Fico, Dr. Bino, Dr Alimehmeti etj,?

Po kështu kemi rastin e tërmetit, ku spikati Prof. Luli Bozo e shumë të tjerë në grupet e shpëtimit. Në fushën e drejtësis kemi shembuj profesionalizmi, integriteti e ndershmërie emra si Viktor Gumi, Sokol Sadushi, Gent Ibrahimi etj. Në politikë a nuk ishin të tillë të tillë Pjetër Arbnori, Selami Xhepa, Robert Ndrenika e Ndriçim Xhepa etj (ish deputet të PD) nga njëri krah dhe Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Zydi Pepa, Servet Pëllumbi, Agim Fagu, Sabit Brokaj etj. (ish deputet të PS) nga krahu tjetër? (Nuk po permend emra nga parlamenti sot për shkak se kam konflikt interesi.)

Po në qeverisjen vendore a skemi shembuj që i kanë ndërruar faqen qyteteve si Tiranë, Korçë, Vlorë etj., ku kushdo që kthehet pas ca vjetësh në Shqipëri habitet?

Për të ardhur tek piknisja , për mua shoqërisë tonë i mungon aftësia që të sjellë në vëmedje të publikut dhe rinis shëmbujt jo të pakët të MODELEVE POZITIVE, të cilët frymëzojnë dhe i japin shpresë të ardhmes së Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

09:40 / August 27, 2026

Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim

16:18 / August 26, 2026

Dobët në internet, fort në terren…

17:56 / August 25, 2026

Algoritmi i urrejtjes, i gjithënxirjes, apo i Shqipërisë së punës?

13:53 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.