Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.
Sulmuesi i Milanit është i vetmi anëtar i stafit që luan dhe stërvitet në San Siro që ka rezultuar pozitiv në testin e zhvilluar së fundi.
AC Milan ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv në tamponin për Covid-19 dhe do të karantinohet. 38-vjeçari duhet të vetë-izolohet, si një masë sigurie kjo deri në një test të dytë për të parë nëse e ka kaluar virusin.
Lojtari tani pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të Serie A, që ka filluar këtë javë. Në ndeshjen hapëse Milani fitoi 2-0 ndaj Bolognas me dy golat që u shënuan nga Ibrahimovic.
Milani do të përballet me Bodo-Glimt në Ligën e Evropës të enjten në mbrëmje.
